Jude Bellingham pritet të jetë jashtë për përballjen mes Real Madrid dhe Manchester City.
Mesfushori anglez ka nisur stërvitjet me top dhe është në rrugën e riaftësimit të plotë, por sipas raportimeve nga Cadena COPE ai ende nuk është gati për këtë ndedhje.
Situata mbetet e ndërlikuar për madrilenët, pasi edhe Éder Militão dhe Dani Ceballos pritet të mungojnë në përballjen ndaj kampionëve anglezë.
Ndërkohë, Kylian Mbappé do të provojë të riaftësohet në kohë, megjithëse po përballet me dhimbje në gju dhe mbetet në dyshim deri në momentet e fundit.
Një goditje e fortë për Real Madridin para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. /