Tashmë janë zyrtarizuar datat e përballjes së madhe mes Real Madrid dhe Manchester City në kuadër të Ligës së Kampioneve.
Dy nga skuadrat më të mëdha të futbollit evropian do të luftojnë për një vend në fazën tjetër, në një përballje që premton spektakël dhe emocione të forta.
Tifozët presin një tjetër kapitull dramatik mes madrilenëve dhe skuadrës anglezë, në një duel që shpesh ka dhuruar ndeshje epike në skenën më të madhe të futbollit evropian.
Ndeshja e parë do të luhet me 11 mars në ‘Bernabeu’, kurse, dueli kthyes me 17 mars në ‘Etihad Stadium’.