Lindon Emërllahu shënon golin e parë në kampionatin ukrainas

- Bota Sot

Lindon Emërllahu shënon golin e parë në kampionatin ukrainas

Lindon Emërllahu ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës ukrainase, Polissya Zhytomyr.

Mesfushori i Kosovës shënoi golin e dytë të Polissya, në ndeshjen ndaj LNZ Cherkasy.

23-vjeçari u gjet mjaftë mirë në zonën e rrezikshme, ku me një goditje të fuqishme e mposhti portierin kundërshtar.

Emërllahu u transferua te skuadra ukrainase gjatë afatit kalimtar të janarit nga CFR Cluj, derisa kjo është ndeshja e dytë zyrtare për të.



Read it all at Bota Sot