Mbrojtësi shqiptar shënon sërish në Turqi

- Bota Sot

Mbrojtësi shqiptar shënon sërish në Turqi

Arlind Ajeti duket se është abonuar me golin këtë sezon në Ligën e Parë turke.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Bodrumsporit në kampionat.

Ajeti ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 53-të në transfertën kundër Hataysporit, sfidë që u fitua nga Bodrumspor me rezultatin 3-1.

Ky ishte goli i 4-t sezonal i Ajetit në kampionat në 25 ndeshje që ka luajtuar me fanellën e Bodrumsporit në Ligën e Parë Turke.



Read it all at Bota Sot