Prishtina e Re ka barazuar në Kampin Nacional në Hajvali, me rezultat 1:1 ndaj Llapit, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra e Prishtinës së Re lëshoi mundësinë e artë që të ikë nga fundi i tabelës së klasifikimit.
Llapi mori pikë nga ky udhëtim.
Futbollisti Hasan Hyseni shënoi në minutën e 8-të pas asistimit të Arbnor Ramadanit.
Ibrahim Kargbo e shënoi golin e barazimit në minutën e 75-të.
Llapi e zë vendin e shtatë me 23 pikë e Prishtina e Re të 9-tin me 22 sosh.