Kanë përfunduar 3 ndeshjet të Kategorisë së Parë. Janë shënuar vetëm 10 gola. Pas 90 minutave kanë triumfuar 3 ekipe.
Laç ka shkatërruar 5-1 Lushnjen, në një sfidë ku foli e gjitha për kurbinasit, me lushnjarët që mbetën edhe me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Haremit në minutën e 25-të të takimit.
Gjithashtu fitoi edhe Pogradedi 2-1 ndaj Apolonisë, ndërkohë 1-0 ka përfunduar ndeshja mes Korabit dhe Kastriotit.
NDESHJET:
Apolonia – Pogradeci 1:2 (Umejiego 53/ Lesai 12, Gonzales 89)
Korabi – Kastrioti 1:0 (Tepshi 89)
Lushnja – Laçi 1:5 ( Ntepe 50/ Tresa 13, Lorougnon Doukouo 38, 58, Myrta 69, Jiakponna 90+2)