Fitore mes protestash dhe me përmbysje rezultati nga Dinamo

- Bota Sot

Fitore mes protestash dhe me përmbysje rezultati nga Dinamo

Dinamo mori një fitore të çmendur me përmbysje ndaj Vorës. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 1:2 në transfertë, ndërsa të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

I gjithë spektakli ishte rezervuar në fraksionin e dytë. Aty ku fillimisht u shënuan dy gola për tre minuta.

Gëzoi Vora me Luis Felipen dhe më pas Dinamo me Malomon.

Protestat nuk munguan nga skuadra e Arjan Bellajt.

Kjo pasi Vrapi u largua me karton të kuq në minutën e 66-të. Më pas ekipi i Dinamos përfitoi nga superioriteti numerik.

Fitorja erdhi nga një mbrojtës. Ishte pikërisht Teikseira, që tundi rrjetën në minutën e 94-të, për 3 pikë të arta që mbajnë Dinamon në “Final Four”. Kjo ishte edhe fitorja e parë në kampionat për vitin 2026.



Read it all at Bota Sot