Në Serinë B ka nisur një garë e mirëfilltë mes futbollistëve shqiptarë sa u përket golave të shënuar në këtë edicion
. Ata që kanë rënë më shumë në sy janë dy binjakët Kristian dhe Stiven Shpendi, por pas krahëve të tyre po ecën me një ritëm mjaft të mirë edhe Silvio Merkaj.
Sulmuesi i Sudtirol po shënon me rregullsi në këtë edicion në Serinë B dhe sot ka realizuar përballë asaj që shumëkush e cilëson si skuadra më e fortë e kampionatit, Venecia.
Në ndeshjen e sotme, në fillimin e pjesës së dytë, Merkaj përfitoi nga një harkim nga e djathta për të shënuar me kokë në portën kundërshtare atë që ishte goli i avantazhit të përkohshëm 1-0.
Ky ishte goli i 8 i sezonit për sulmuesin në Serinë B, ku si numër më të lartë realizimesh kishte atë 6 të sezonit të kaluar. Pak muaj para se të niste eksperiencën te Sudtirol në vitin 2023, sulmuesi mori ofertë nga Partizani për t’u transferuar në Superiore, por në fund e refuzoi atë.