Futbollisti Anis Mehmeti po vazhdon shkëlqimin e tij në “Championship”.
Ai arriti që të hap llogaritë ndaj Swansea Cityt, duke shënuar që në fillim të ndeshjes.
Për të është goli i dytë me fanellën e Ipswich Town.
Rezultati është 1-0.