Kristian Shpendi realizon përpara syve të binjakut! Sulmuesi i Kombëtares pa frena!
Kristian Shpendi po kalon një tjetër sezon fantastik me Çezenën.
Sot zhbllokoi takimin me Empolin në minutën e 29-të, pas asistit perfekt të Cerrit.
Kristiani ka përballë vëllain e tij binjak, Stivenin. Për Kristianin ishte edhe goli i dhjetë në Serinë B ku regjistron edhe katër asistime.
Stiveni ndërkohë numëron nëntë gola të shënuar. Të dy bashkë po spikasin me ekipet respektive.