Ish-futbollisti i Trepçës ngre dyshime

- Bota Sot

Ish-futbollisti i Trepçës ngre dyshime

Skuadra e Vëllaznimit sot ka arritur fitore 4:1 si mysafire e Trepçës, në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Menjëherë pas kësaj përballje, ish-futbollisti i Trepçës, Isuf Sejdiu, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku ngre dyshime se ndeshja ishte e “kurdisur” dhe se Trepça e ka “lëshuar” ndeshjen ndaj Vëllaznimit.

“Po e them me plot bindje nëse KF Trepça e ka lëshu lojën KF Vllaznimit kurrë dritë mos pafshin me sy prej të parit deri te i fundit kush është aty.

Përveç që nuk mundet me hi vet në këtë aspekt, qëllimi është mi prish punë KF Trepça 89. Thash nëse është e vërtetë kurrë Zoti mos ja u jeptë të mbarën…

Kemi derdh djersë për këtë klub e me ardh qifti i gjithkujt me marr poste shoqnisht. Marre ju koft (Shtrëngoni rripat ju)”, ka shkruar Sejdiu.



Read it all at Bota Sot