Mërgim Vojvoda me Comon gjunjëzojnë edhe Leccen e Ylber Ramadanit

- Bota Sot

Mërgim Vojvoda me Comon gjunjëzojnë edhe Leccen e Ylber Ramadanit

Como po kalon momentet më të mira në Serie A në futboll.

Como para shikuesve të vet e gjunjëzoi me rezultat 3:1 skuadrën e Lecces, në takimin e javës së 27-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit titullar për Comon dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, po ashtu nga minuta e parë për Leccen.

Vojvoda u zëvendësua në minutën e 65-të, por ballëlart me pikë që ndalën ën konak të tyre.

Skuadra e Ramadanit është në situatë të keqe në tabelë, në zonën që shpie një rang më poshtë.  

Për vendasit shënojnë Douvikas (18), Rodriguez (35) e Kempf (44) dhe për Leccen Coulibaly (4).

Como ngritet në vend të pestë me 48 pikë e Lecce gjendet në pozitën e 18-të me 24 sosh.



Read it all at Bota Sot