Fisnik Asllani, Albian Hajdari e Leon Avdullahu, reprezentuesit e Kosovës, patën sot një ditë të keqe me Hoffenheimin, ku si vendas pësuan humbje me rezultat 1:0 nga skuadra e St. Paulit, në ndeshjen e javës së 24-të të Bundesliga !.
Hajdari u zëvendësua në minutën e 86-të.
Fundi i pjesës së parë ishte fatal për vendasit, ku futbollisti Pereira Lage shënoi në minutën e 45+4.
Hoffenheim e zë vendin e tretë me 46 pikë e St. Pauli në të 15-tin me 23 sosh.