Goditje për Realin

- Bota Sot

Goditje për Realin

Real Madrid do të përballet me një muaj mars shumë të vështirë, pasi dy nga yjet kryesorë të skuadrës, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, pritet të mungojnë në ndeshjen e parë ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Bellingham pësoi dëmtim në fillim të ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos dhe, sipas raportimeve fillestare, do të humbasë përballjen e parë kundër kampionëve anglezë.

Por lajmi i keq nuk ndalet këtu. Edhe Mbappé ka ndalur përfundimisht për shkak të problemeve në gju që e kanë shqetësuar prej javësh, duke munguar fillimisht në takimin ndaj Benficas.

Sipas “Cadena SER”, sulmuesi francez do të qëndrojë jashtë për rreth tre javë, çka e përjashton nga dueli i parë në “Santiago Bernabéu”. Ekziston shpresa që ai të rikthehet për ndeshjen e kthimit, por për momentin prania e tij mbetet në dyshim.

Kujtojmë se Mbappé ishte protagonist sezonin e kaluar ndaj Cityt, duke realizuar një “hat-trick” në fazën “play-off”, një performancë që tifozët madrilenë shpresojnë ta shohin sërish në momentin më vendimtar të sezonit. 



Read it all at Bota Sot