Futbollisti Lamine Yamal ka shënuar het-trik duke trazuar “Nëndetësen e verdhë”.
Skuadra e Barcelonës ashtu siç pritej edhe ndali tre pikë në vatër të vet.
Futbollisti Lamine Yamal ka qenë i pandalshëm për mbrojtjen rivale.
Katalunasit shënuan fitore me rezultat 4:1 ndaj Villarealit.
“Nëndetësja e verdhë” nuk ishte e denjë ndaj sulmit si stuhi të Barcelonës në krye me Yamalin mjeshtëror.
Yamal shënoi në minutën e 28-të, 37-të e 69-tën e Lewandowski (90+2).
Për mysafirët shënoi Gueye në minutën e 49-të.
Barcelona kryeson me 64 pikë, ka 4 më shumë se Reali por kjo e fundit ka një ndeshje më pak dhe Villareali e zë vendin e tretë-të me 51 pikë pas javës së 26-të në kampionatin spanjoll..