Osimhen ëndërron kthimin në Itali?
Victor Osimhen është i etur për një transferim te Juventusi, por bisedimet po rezultojnë të ndërlikuara, sipas Gazzeta dello Sport.
Galatasaray do të detyrohet t’i paguajë Napolit një gjobë të majme – deri në 70 milionë euro – nëse e shesin sulmuesin nigerian te një skuadër tjetër e Serie A.
Klauzola është e vlefshme për dy vjet, me tarifën që bie në 50 milionë euro në vitin e dytë.