Partizani i Oltijon Kërnajës nuk ka rival

- Bota Sot

Partizani i Oltijon Kërnajës nuk ka rival

Skuadra e Partizanit ka marrë fitore shumë të rëndësishme kundër kampionëve të Egnatias në javën e 26-të të Superiores, e përfunduar 2:0.

Të besuarit e Oltijon Kërnajës e treguan “diktatin” e tyre që në pjesën e parë, aty ku vendosën golat e Muratajt, minuta e 8-të dhe Sidibe në të 14-të.

Avantazhi i dyfishtë për “Demat e Kuq” në kohë të shkurtër, ndikoi për keq te ekipi rrogozhinas, të cilët mbetën të shokuar dhe pa mundësi reagimi.

Edhe pse Egnatia tentojë të ndryshojë rrjedhën e lojës në fraksionin e dytë, e pati të pamundur kundër Partizanit të mirëorganizuar.

Në minutën e 71-të, kapiteni i kampionëve në fuqi Albano Aleksi, u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa duke shkuar drejt dhomave të zhveshjes, provokoi tifozët kryeqytetas me veprim aspak të hijshëm.

Pas kësaj fitore bindëse me lojë dhe rezultat, “Demat e Kuq” grumbullojnë 39 pikë, vendi i 5-të, po aq sa ka edhe Dinamo (pozita e 4-të në tabelë). Për Egnatian, disfata në fjalë i lë të 3-të me 46 pikë, 5 më pak se Vllaznia kryesuese.



Read it all at Bota Sot