Skuadra katalunase e mposhti Villarealin me rezultat bindës, 4-1. Padyshim ylli i kësaj mbrëmje si dhe lojtari i ndeshjes ishte Lamine Yamal i cili shënoi 3-golëshin e parë në karrierën e tij.
Barcelona fillimisht shkoi në pushimin e pjesës së parë me dy golat e 18-vjeçarit.
Në fillimin e pjesës së dytë u duk sikur Villareali po merr kthesën me golin e shënuar nga Pape Gueye, mirëpo Yamal u përkujdes që kjo të mos ndodhte.
Ai shënoi golin e tretë të Barcelonës si dhe Hat-trickun e parë në karrierën e tij si futbollist.
Lewandowski e vulosi fatin e këtij takimi, në minutat shtesë përmes një asistimi te Jules Kounde.
Me këtë fitore Barcelona e forcon pozitën e parë me +4 pikë, e ndjekuar nga Real Madrid e cila ka një ndeshje më pak të luajtur.