Binjakët e Shqipërisë

- Bota Sot

Binjakët e Shqipërisë

Ka përfunduar në barazim 1:1 ndeshja Empoli – Cezena, e vlefshme për javën e 27-të në Serie B të Italisë. Protagonist në këtë përballje u bënë binjakët Shpendi.

Konkretisht në minutën e 29-të, Cristian Shpendi gjeti rrugën e rrjetës, duke kaluar në epërsi Cezenën.

Me këto “ngjyra” u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte radha e Stiven Shpendit për të rrëmbyer vëmendjen me asistin e golit të barazimit, i shënuar prej Fila.

Për Cristian, ky ishte goli i 10-të në kampionat, ndërsa për Stiven Shpendin i 9-të, dëshmi se binjakët po përjetojnë sezon pozitiv.



Read it all at Bota Sot