Winterthur i pafat, pësoi humbje në finish të takimit në udhëtim, me rezultat 2:1 nga St. Galleni, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit zviceran.
Pajtim Kasami shënoi për epërsinë e Winterthur në minutën e 21-të, por nuk mjaftoi pasi që vendasit fituan me përmbysje falë golave të futbollistit Vogt (77 e 90+2 – nga penalltia).
St. Gallen pati edhe një rast të mirë në minutën e 38-të, por Boukhalfa shpërdoroi penalltinë.
Kasami u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë dhe u paraqit tërë takimin së bashku me Mirlind Kryeziun te Winterthur.
St. Gallen e zë vendin e fundit (12-t) me 14 pikë dhe St. Gallen të dytin me 50 sosh.