Nesër (15.00) në Podgoricë do të luhet përballja mes skuadrës malazeze Buduçnosti dhe skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi, në kuadër të javës së 22-të të elitës së futbollit malazez.
Aktualisht, Buduçnosti renditet në vend të shtatë me 28 pikë, vetëm dy më shumë se Arsenali që ndodhet në zonën e “play-off”-it.
Trajneri i Buduçnostit, Miodrag Bozhoviq, ka frikë nga skuadra shqiptare për lojën që ka dhe individët cilësorë, sidomos e çmend një talent shqiptar, Mark Gjokaj, që nuk ka më shumë se 17 vjet.
“Ka lojtarë interesantë, i riu Mark Gjokaj është talent i madh. Më vjen mirë që Drashko Bozhoviq ende luan futboll. Është një skuadër e mirëkompozuar dhe, si të gjitha ekipet, do të përpiqen të tregohen kundër nesh”, tha ai.
Bozhoviq foli me respekt për kundërshtarin: “Deçiqi ka cilësi dhe lojën e vet.
Më pëlqen mënyra se si punon trajneri i tyre, Nebojša Jandriq, shihet dora e trajnerit, skuadra e di çfarë kërkon ai.
Nuk do të jetë e lehtë, por luajmë në fushën tonë, ku jemi favoritë ndaj çdo kundërshtari.
Pres një ndeshje të mirë. Deçiq e do dhe di të luajë futboll. Shpresoj të kemi mbështetjen e tifozëve”.
Ai u ndal edhe te humbja ndaj Arsenalit:
“Humbëm pa e merituar, sepse patëm disa raste për të shënuar dhe për ta hapur ndeshjen, gjë që do ta ndryshonte rrjedhën e saj.
Nuk luftuam mjaftueshëm dhe bëmë një gabim të madh te goli, që na kushtoi rezultatin pozitiv".