Skuadra e Interit nuk kishte kaçik për Champions League, ku edhe u eliminuan gjatë javës që e lamë pas, por në Serie A është fuqi dhe prin bindshëm në renditjen tabelore.
Interi në vatër të vet ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Genoa-s.
Futbollisti Dimarco në minutën e 31-të dhe Calhanoglu në atë të 71-tën nga penaltia, shënuan për triumfin e zikaltërve.
Interi kryeson me 67 pikë, ndërsa Genoa renditet në vend të 14-të me 27 pikë pas javës së 27-të.
Interi duket se nuk ka rival në garë për titull, ndonëse e ndjen ende presionin e Milani që gjendet në vend të dytë me 54 pikë e një ndeshje më pak.