Nuk prodhoi fitues dueli mes Teutës dhe Flamurtarit.
Sfida e javës së 26-të në Superiore, u mbyll në barazim 1:1.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, skuadrat u hapën në të dytën.
Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me autogolin e Airifit në minutën e 55-të.
Megjithatë, 20 minuta më vonë, durrsakët ia dolën të gjejnë barazimin, falë golit të shënuar nga Klejdi Daci.
Me këtë barazim, Teuta mban vendin e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në fund me 21 pikë.