Inter, Dimarco, shifra MVP-je dhe rekorde: Por pa tituj nuk kanë vlerë…

- Bota Sot

Inter, Dimarco, shifra MVP-je dhe rekorde: Por pa tituj nuk kanë vlerë…

Të rrëzohesh, për t’u ringritur akoma më i fortë. Federico Dimarco, në finalen e Mynihut në Ligën e Kampioneve, ndoshta preku një prej pikat më të ulëta të karrierës së tij.

Bëri një paraqitje që nuk ishte në lartësinë e duhur në skenën më të  rëndësishmë, por në fakt nuk ishte i vetmi. Parabola e italianit u duk se ishte në rënie sidomos pas largimit të Simone Inzaghit, trajnerit që i dha besim në nivelet më të larta.

Por në fakt, futbollisti i përgënjështroi të gjithë; aktualisht Dimarco jo vetëm që është padyshim MVP i Serie A, por po rishkruan rekordet e kampionatit italian. Me golin e parë në ndeshjen ndaj Genoas ai shkon në kuotën 20 kontributeve për gol, me 6 finalizime dhe 14 asiste duke barazuar rekordin e Massimo Oddo në sezonin 2005/06 si mbrojtësi me më shumë gola dhe asist në historinë e Serie A me 20 skuadra. Duke parë formën e futbollistit zikaltër, të bën të mendosh se ky rekord do të thyhet në 11 ndeshjet e mbetura. Dimarco mund të thyejë edhe rekordin absolut të asisteve në një sezon të kampionatit italian të vendosura nga Papu Gomez në 2025/16 me 16 asiste.

Janë këto shifra që iu pëlqen gjithkujt, por Dimarco duket se nuk iu jep shumë peshë.

‘Objektivi është të ngremë një trofe në fund të sezonit, por nëse këto shifra nuk të çojnë te titujt, nuk kanë asnjë vlerë-tha Dimarco pas ndeshjes me Genoan-preferoj të bëj më pak dhe të fitoj kampionatin. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Mesazhet në kuadër të derbit? Nuk ka shumë mesazhe për të dhënë, në fillim është gjysmëfinalja e Kupës së Italisë ndaj Comos. Pas kësaj do të mendojmë për derbin’.



Read it all at Bota Sot