Reagon shqiptari që po mahnit Anglinë

- Bota Sot

Reagon shqiptari që po mahnit Anglinë

Anis Mehmeti ishte një nga protagonistët e Ipswich në fitoren 3-0 ndaj Swansea.

Sulmuesi shqiptar arriti ta bëjë sefte me ekipin e ri.

Që në minutën e 3-të arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Por nuk u ndal me kaq pasi në pjesën e 74-të të ndeshjes asistoi për golin e 3-0.

Një paraqitje fantastike për Mehmetin, me këtë të fundit që ka reaguar në rrjetet sociale.

“Goli i parë në Portman Road! Le të vazhdojmë përpara”, ka shkruar shqiptari.

Siç dihet Mehmeti u transferua te Ipswich në fund të janarit, duke nisur kështu një eksperiencë të re në karrierën e tij futbollistike, teksa mbetet të shihet nëse do të jetë një nga të grumbulluarit e Sylvinhos për ndeshjet e muajit mars.



Read it all at Bota Sot