Skënderbeu në transfertën delikate të Luftëtarit, mësoni formacionet zyrtare

- Bota Sot

Skënderbeu në transfertën delikate të Luftëtarit, mësoni formacionet zyrtare

Sot në orën 13:30 do të nisë ndeshja mes Luftëtarit dhe Skënderbeut.

Ky takim do të luhet në Gjirokastër dhe vlen për Kategorinë e Parë.

Është një transfertë delikate për Skënderbeun, pasi Luftëtarit i duhen pikë për mbijetesën.

Aktualisht korçarët regjistrojnë po aq pikë sa Laçi në krye.

Luftëtari ndërkohë ndodhet në zonën e ftohtë.

FORMACIONET ZYRTARE

Luftëtari: Tahri; Zaimi, Soares, Cereni, Mnatsakanian, Ramadani, Nyanguila, Budo, Ikeoça, Diallo, Zani

Trajner: Bledar Devolli

Skënderbeu: Dobjani, Ramos, Nasr, Beshiraj, Dumfur, Gjumsi, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Abubakar, Shaqe

Trajner: Ernest Gjoka.



Read it all at Bota Sot