Probleme për Hysajn

- Bota Sot

Probleme për Hysajn

Elseid Hysaj ka dalë përsëri jashtë listës së Lacios, por këtë herë vetëm për ndeshjen e radhës të bardhekaltërve, atë ndaj Torinos në Serinë A.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka probleme fizike ndaj është lënë pushim nga klubi i cili ka infermierinë e mbushur dhe do të shkojë në këtë sfidë me mungesa të rëndësishme ky përfshihen edhe Gila, Pedro, Basiç, Rovela e Maldini.

Ndeshja mes Torinos dhe Lacios do të jetë më e çuditshmja e sezonit në Serinë A, pasi pritet të luhet në një stadium plotësisht të boshatisur.

Të dy tifozeritë e ekipeve janë në luftë të hapur me drejtuesit e klubeve përkatëse dhe kanë zgjedhur që të protestojnë duke mos ndjekur ndeshjet në stadiume.

Kësisoj pritet që sfida të ketë një numër shumë të vogël tifozësh të ekipit të Torinos, pasi atyre të Lacios përveç të tjerave, u ndalohen edhe transfertat.



Read it all at Bota Sot