Ballkani i Therandë me mund të madh ka ndalur tre pikë në konak të vetin, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Drenicën e Skenderajt, në takimin e javës së 22-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Futbollisti Giovani Ribeiro shënoi në minutën e 78-të.
Drenica u mbrojt me të gjitha forcat, por dot që të shmangin humbjen.
Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 39 pikë, por ka një ndeshje më shumë se kampioni në fuqi Drita që bie në vend të dytë me 38 sosh.
Drenica është në fund të tabelës me 21 pikë të grumbulluara.