Talenti i madh i futbollit, Anid Kurti, me lojëra po mahnit finlandezët.
Anidi shquhet me teknikën e tij dhe goditje të forta.
Shumë njohës të kësaj loje janë të befasuar për talentin që ka njomaku nga Kosova.
Xhevat Kurti, ish futbollist i mirënjohur, tha se Anidi ka nënshkruar kontratë profesionale.
“Hap pas hapi!
Anid Kurti ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Ilves, një hap i madh drejt të ardhmes së tij si talent i futbollit!
Edhe pse vetëm 13 vjeç, debutoi me kombëtaren U-15 Finlanda, duke treguar se talenti i tij është i rrallë!
Duke parë interesin nga klube të tjera jashtë vendit për Anidin, Ilves ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë, duke i ofruar mundësinë për të zhvilluar potencialin e tij maksimal dhe për të ndjekur rrugën drejt ekipit të parë.
Tani, në vetëm 14 vjeç, luan në SM-liiga U-18, ku po bën paraqitje të mira dhe po ngrit gradualisht nivelin e lojës. Ai është ndarë si një nga më të rrallët në klub në këtë moshë, duke treguar potencial të jashtëzakonshëm!
Rruga sapo ka filluar!”, ka shkruar Xhevat Kurti.