Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti zëvendësues, Baseli fiton

- Bota Sot

Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti zëvendësues, Baseli fiton

Baseli i falet golave të futbollistit Koloto, duke arritur fitore në konak të Lausannes me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Zvicrës. 

Koloto është shënues i dyfishtë në minutën e 1-rë dhe të 68-tën.

Për vendasit shënoi Janneh në minutën e 55-të.

Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti futen në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 70-të dhe të 74-tën.

Baseli e zë vendin e katërt me 43 pikë e Lausanne të 9-tin me 30 sosh.
 



Read it all at Bota Sot