Ylber Ramadani është i qartë se ndeshjet direkte në këtë pikë të sezonit ku Leçe lufton për mbijetesën, janë ato që të japin mundësitë më të mira për të ecur para në renditje.
Këtë ai e ka thënë hapur në konferencën pas ndeshjes që skuadra e tij humbi me Komon me shifrat 3-1, edhe pse ishte e para në avantazh.
“E nisëm shumë mirë, duke i vënë në vështirëss, por pastaj u lejuam hapësira dhe thellësi. Ishim të vendosur keq te goli i parë. Duhet ta harrojmë menjëherë këtë ditë.
Të dielën do të kemi një përballje direkte me Kremonezen dhe duhet të jemi të gatshëm të bëjmë rezultat para publikut tonë.
Unë dhe Kulibali deshëm të luanim më shumë topin. Ne pjesën e dytë bëmë më mirë, duke luajtur nga mbrapa dhe kaluar menjëherë në mesfushën e tyre.
Na linin hapësira për të luajtur”, ishte keqardhja e Ramadanit që ekipi nuk bëri më shumë në këtë sfidë.