Në Gostivar, Arsimi i Çegranit dhe Makedonija GJP ndanë pikët, duke luajtur baras 1:1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Aydogan në minutën e 35-të të ndeshjes.
Arsimi barazoi shpejt në minutën e 38-të, me golin e futbollistit Armin Besagiç
Arsimi e zë vendin e pestë me 26 pikë dhe Makedonija GJP renditet në të nëntin me 20 pikë të mbledhura pas javës së 20-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut..