Klasi i shqiptarit “pushton” Turqinë

- Bota Sot

Klasi i shqiptarit “pushton” Turqinë

Skuadra e Trabzonspor mori fitore bindëse 3:1 kundrejt Karagumruk, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë ishte ndër më të mirët në fushë, e përkthyer me notën 7.6.

Edhe pse 24-vjeçari nuk e gjeti rrugën e rrjetës në këtë ndeshje, sërish la “gjurmë” me fantazinë e tij në fazën ofensive.

Në një video të radhës në rrjetin social “Instagram”, klubi i Trabzonspor ka shpërndarë momentin kur Ernest Muçi hyri në kontakt me topin, pasi vrapoi disa metra, me tek lëvizje la të shtangur rivalët dhe krijoi hapësira për shokun e skuadrës.

Deri tani, kjo video ka gjenuar mijëra pëlqime dhe klikime, ndërsa elozhet e tifozëve të Trabzospor për ish-sulmuesin e Tiranës nuk kanë munguar.

Gjatë këtij sezoni, Ernest Muçi është lojtari më në formë i Shqipërisë, e përkthyer me gola, asiste dhe rendimenti i jashtëzakonshëm.



Read it all at Bota Sot