Emre Can e humb sezonin, këput ligamentet e gjurit

- Bota Sot

Emre Can e humb sezonin, këput ligamentet e gjurit

Borussia Dortmund do të jetë pa Emre Can, për një periudhë të gjatë kohore pas një dëmtimi serioz në gju.

Mesfushori pësoi një këputje të ligamenteve të kryqëzuara në gjurin e majtë gjatë përballjes së Bundesligës kundër FC Bayern Munich, duke u detyruar të largohet nga fusha dhe tashmë pritet të mungojë për disa muaj, shkruan Indeksonline

Lajmi është konfirmuar nga klubi, i cili e cilësoi dëmtimin si një goditje të madhe për skuadrën në një fazë vendimtare të sezonit.

Drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl, shprehu zhgënjimin për situatën:

“Lëndimi i Emre-s është jashtëzakonisht i hidhur. Jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë e vë ekipin në vend të parë dhe është një pjesë e rëndësishme e klubit tonë.

Emre do të marrë gjithë mbështetjen tonë në muajt në vijim në mënyrë që të mund të rikuperohet plotësisht.".



Read it all at Bota Sot