Skuadra e Sassuolos ka shënuar fitore të madhe ndaj Atalantas me rezultatin 2:1 në Serie A.
Më meritori për këtë fitore të vendasve ishte portieri kosovar, Aro Muric.
Muric bëri disa pritje fantastike për të pranuar vetëm një gol, që çoi në tri pikë të mëdha për Sassuolon.
Në sajtin “Sofascore”, Muric u vlerësua me notën 9.5 – më e larta sonte.