Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Sporting de Gijon dhe Leganes në La Liga 2.
Një tifoz 82-vjeçar, abonent i klubit për 40 vite, pati një shqetësim serioz shendetësor dhe ndërroi jetë në tribunë pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Në minutën e 9-të, gjyqtari Daniel Palencia informoi kapitenët e skuadrave, Gaspar Kampos dhe Juan Soriano, për situatën e rëndë, por lojtarët vazhduan të lëviznin topin për të mos u ftohur.
Në minutën e 16-të më pas u larguan nga fusha dhe shkuan në dhomat e zhveshjes.
Të dyja klubet po bashkëpunojnë me institucionet për të vendosur datën e re të zhvillimit të ndeshjes dhe nuk përjashtohet mundësia që ajo të luhet nesër, në orën 19:30.