"Partizani në vazhdën e rezultateve të mira"/ Shtrepi: Objektivi i vetëm është trepikëshi dhe lufta për të kapur Final Four-in

- Bota Sot

"Partizani në vazhdën e rezultateve të mira"/ Shtrepi: Objektivi i vetëm është trepikëshi dhe lufta për të kapur Final Four-in

I ftuar në studion e Ora Sport, trajneri i futbollit Josel Shtrepi analizoi momentin e FK Partizani Tirana në kampionat dhe pritshmëritë për sfidën e radhës ndaj FC Dinamo City.

Sipas tij, Partizani po kalon një periudhë të qëndrueshme rezultatesh dhe ka një objektiv të qartë në çdo ndeshje.

“Partizani është në vazhdën e rezultateve të mira. Objektivi i vetëm është trepikëshi dhe lufta për të kapur Final Four-in. Kjo e bën skuadrën agresive, të fortë në mbrojtje dhe shumë të kujdesshme në administrimin e rezultatit.”- tha ai.

Shtrepi u ndal edhe te roli i trajnerit Orges Kërnaja, duke vlerësuar njohjen që ai ka për grupin, pasi ka qenë pjesë e akademisë dhe e ekipit B. Sipas tij, kjo ka ndikuar në stabilitetin e skuadrës, ndërsa afrime si Sidibe kanë shtuar alternativat.

Megjithatë, ai kujtoi se kampionati ka treguar se ekuilibrat ndryshojnë shpejt dhe çdo seri pozitive mund të vihet në provë.

“Kampionati ka treguar që pas ditëve të mira vijnë edhe momente zhbalancimi. Me Dinamon do të shohim Partizanin e vërtetë, nëse ka arritur pjekurinë për të mbajtur vazhdimësinë.”- shtoi Shtrepi.

Sfida e ardhshme ndaj Dinamos pritet të jetë testi që do të masë ambiciet reale të Partizanit në garën për një vend mes katër më të mirave.



Read it all at Bota Sot