E ftuar në studion e Ora Sport, atleteja Ejona Cufe analizoi situatën e kampionatit shqiptar të futbollit dhe rivalitetin mes skuadrave kryesore.
Sipas saj, Vllaznia dhe Egnatia po tregojnë forcë të madhe, ndërsa surpriza e këtij sezoni është skuadra e Elbasanit, që po rritet dhe po sfidon pretendentët tradicionalë.
“Vllaznia këtë sezon ka treguar forcë të madhe, edhe pse u kalua për një moment nga Egnatia, e rimori vendin e parë dhe po dominon kampionatin.”- tha ajo.
Ajo vlerësoi gjithashtu performancën e Elbasanit duke përmendur sulmuesit e huaj të fortë dhe një mesfushë të qëndrueshme që e bëjnë skuadrën një konkurrent real në krye.
“Edhe Elbasani po surprizon. Me sulmuesit e huaj dhe mesfushën e fortë, janë thuajse në të njëjtin nivel konkurrues me Vllazninë dhe Egnatinë, duke bërë garën për titull më të hapur se kurrë.”-shtoi Cufe.
Gara për titull mbetet e paparashikueshme, me tri skuadra që tregojnë formë të lartë dhe premtim për një fund sezoni dramatik.