Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

- Bota Sot

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran.

Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u vështirësua shumë për mysafirët që në minutën e 8-të.

Kamberi u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje nga prapa ndaj Samuel Essende, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak pothuajse gjatë gjithë takimit.

Bledian Krasniqi u paraqit titullar për Zurich-un dhe u zëvendësua në minutën e 46-të, ndërsa Valon Berisha u inkuadrua në minutën e 59-të, por pa arritur të ndryshojë rrjedhën e lojës ndaj vendasve.

Pas javës së 27-të, Young Boys renditet në vendin e gjashtë me 39 pikë, ndërsa Zurich mban pozitën e tetë me 31 pikë.



Read it all at Bota Sot