Kryeministri britanik, Keir Starmer, njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë ekspertë, përfshirë edhe nga Ukraina, për ti ndihmuar partnerët në Gjirin Persik në neutralizimin e dronëve iranianë.
Starmer theksoi se forcat iraniane kanë sulmuar një bazë ushtarake në Bahrejn, duke rrezikuar jetën e personelit britanik, edhe pse Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet kundër Iranit.
“Partnerët tanë në Gjirin Persik na kanë kërkuar të bëjmë më shumë për t’i mbrojtur”, tha Starmer.
“Ne nuk po u bashkohemi këtyre sulmeve, por do të vazhdojmë me veprimet tona mbrojtëse në rajon. Gjithashtu, do të dërgojmë ekspertë nga Ukraina, së bashku me ekspertët tanë, për t’i ndihmuar partnerët tanë në Gjirin Persik që ti neutralizojnë dronët iranianë që i sulmojnë”, shtoi ai. / REL