Arsenali ka arritur një fitore me shumë mund, por tejet të vlefshme ndaj Chelseat në derbin londinez.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 2-1, në një ndeshje ku të tre golat u realizuan nga goditjet standarde, duke i dhënë sfidës një rrjedhë të pazakontë për një përballje të këtij niveli.
Ish-mesfushori i Manchester Cityt dhe Barcelonës, Yaya Toure, komentoi pas ndeshjes duke u shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si u vendos rezultati.
“Në fillim, loja nuk ishte e keqe, ishte mjaft interesante, por në fund u zhgënjeva pak,” u shpreh ai.
“Dua të shoh lojë emocionuese, pasime, sulme dhe mundësi shënimi. Në fund, pamë tre gola nga goditjet standarde, gjë që është pak e çuditshme për një derbi.”
“Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Arsenalin, por si tifoz, do të doja të shihja më shumë,” përfundoi Toure.