Greqia dërgon fregata dhe avionë F-16 në Qipro pas incidenteve me dronë

- Bota Sot

Greqia dërgon fregata dhe avionë F-16 në Qipro pas incidenteve me dronë

Athina do të dërgojë dy fregata dhe një palë avionë luftarakë F-16 në Qipro, me qëllim që të kontribuojë në mbrojtjen e saj përballë kërcënimeve aktuale, ka bërë të ditur Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, përmes një postimi në “X”.

Njoftimi u bë rreth një orë pasi një zëdhënës i qeverisë qipriote deklaroi se dy mjete ajrore pa pilot, të cilat po drejtoheshin drejt bazave britanike në Akrotiri, në jug të ishullit, ishin përgjuar.

Gjatë natës, një dron kishte goditur bazën britanike, duke shkaktuar dëme minimale.

Dendias pritet të udhëtojë nesër në Qipro, së bashku me Shefin e Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare Helenike, Gjeneralin Dimitrios Houpis, ku do të zhvillojë takime me presidentin qipriot Nikos Kristodulides dhe ministrin e Mbrojtjes, Vassilis Palmas.



Read it all at Bota Sot