“Është një mënyrë për të ndaluar luftën”/ Starmer: Irani duhet të heqë dorë nga armët bërthamore

- Bota Sot

“Është një mënyrë për të ndaluar luftën”/ Starmer: Irani duhet të heqë dorë nga armët bërthamore

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka deklaruar se Irani duhet të heqë dorë nga synimi i tij për t’u pajisur me armë bërthamore.

Sipas Starmer mënyra për të ndaluar luftën do të jetë një marrëveshje që e bën të qartë se Irani nuk dëshiron të pajiset me armë bërthamore.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe sulmet në bazën e RAF Akrotiri në Qipro, duke thënë se bazat britanike në Qipro nuk përdoren nga bombarduesit amerikanë dhe se sulmi nuk ishte i lidhur me ndonjë vendim të Mbretërisë së Bashkuar.

Starmer ka shtuar se i qëndron vendimit të tij që Mbretëria e Bashkuar të mos përfshihet në bombardimin e Iranit, pavarësisht kritikave të presidentit amerikan Donald Trump.



Read it all at Bota Sot