Leeds United i ka quajtur zhgënjyese fishkëllimat gjatë një pauze të shkurtër në lojë, për tu lejuar lojtarëve të ndërpresin ndeshjen e së shtunës, në stadiumin Elland Road.
Në minutën e 13-të të fillimit të ndeshjes në Premier League, lojtarët nga Leeds dhe ata të Manchester City dolën në anë të fushës për të marrë lëngje dhe shtesa energjie, por pati fishkëllima gjatë gjithë pushimit që zgjatën rreth një minutë.
Një numër tifozësh i kanë dërguar email klubit duke shprehur zemërimin e tyre për mungesën e reagimit publik nga klubi, duke thënë se ishin “thellësisht të shqetësuar” dhe “të turpëruar” nga ajo që ndodhi.
“Klubi aktualisht po shqyrton pse ndodhi kjo dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen për të parandaluar që incidente të një natyre të ngjashme të mos ndodhin përsëri në të ardhmen” – bëri të ditur klubi i Leeds United.
Komentet nën postimet e Leeds, në Instagram nga fundjava janë përmbytur me mesazhe rreth Ramazanit dhe reagimit të mbështetësve ndaj pushimit.