Ambasada e Gjermanisë në Kosovë promovon edukimin qytetar dhe të drejtat e njeriut përmes bashkëpunimit me Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Ambasadori i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, është pritur në një takim nga drejtoresha ekzekutive e Marigona Shabiu.
Gjatë vizitës, u diskutua mbi rëndësinë e promovimit të vlerave qytetare, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe edukimit të të rinjve, elemente që konsiderohen thelbësore për funksionimin e demokracisë, njofton kjo ambasadë.
Ambasadori Rudolph pati gjithashtu një vizitë në Muzeun e Fëmijëve të Luftës, i cili është pjesë e punës së Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Ekspozita paraqet përvojat e fëmijëve gjatë periudhave të konfliktit dhe synon të ndërgjegjësojë publikun për ndikimet emocionale dhe sociale të luftës.
Përmes këtij aktiviteti, u theksua kontributi i organizatës në shoqërinë civile të Kosovës gjatë më shumë se dy dekadave, duke përfshirë edhe angazhimin në promovimin e dialogut dhe të drejtave të njeriut.