Nagelsmann sinjale Shqipërisë për Grudën

- Bota Sot

Nagelsmann sinjale Shqipërisë për Grudën

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka komentuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë mundësinë e një debutimi të Brajan Gruda me “Pancerat”.

Sulmuesi 21-vjeçar me origjinë shqiptare vazhdon të jetë pjesë e Gjermanisë dhe deri tani nuk ka regjistruar asnjë ndeshje me ekipin e parë të katër herë kampionëve të botës, as në ndeshje miqësore dhe as në takime zyrtare.

Në një intervistë për “Kicker”, Nagelsmann vlerësoi formën e Grudës te Leipzig, por theksoi se sulmuesi ende nuk ka arritur nivelin maksimal që pritet prej tij.

“Mendoj se ai po bën mjaft mirë tani te Leipzig. E kisha përfshirë në grup gjatë përgatitjeve për Europianin në shtëpi.

Ka shumë cilësi, por ndoshta nuk e ka kuptuar plotësisht sa pranë ishte për t’u bërë pjesë e skuadrës në atë moment.

Për një sulmues gjithçka lidhet me gola dhe asistime, dhe për cilësinë që zotëron, mendoj se duhet të prodhojë më shumë”, u shpreh tekniku gjerman.

Fakti që Brajan Gruda nuk ka debutuar ende me përfaqësuesen A të Gjermanisë, sipas rregullores së FIFA, i lë atij mundësinë për të ndryshuar kombëtare. Kjo situatë e mban lojtarin si një opsion të mundshëm edhe për Shqipërinë dhe trajnerin Sylvinho në të ardhmen.



Read it all at Bota Sot