Lajm i keq për Barcelonën

- Bota Sot

Lajm i keq për Barcelonën

Lajm i keq për Barcelonën në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid. Robert Lewandowski do të përjashtohet nga ndeshja e së martës në mbrëmje, në të cilën Blaugranët kanë një detyrë shumë të vështirë pas humbjes 4-0 në Metropolitano.

Klubi katalanas njoftoi zyrtarisht se sulmuesi polak pësoi një frakturë në fytyrë në ndeshjen e ligës kundër Villarrealit. Testet e kryera kanë zbuluar një frakturë në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të tij të majtë.

Në komunkatën e klubit, ndër të tjera thuhet:

Testet e kryera sot diagnostikuan një frakturë kocke në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të tij të majtë. Lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Atlético Madrid”.

Stafi mjekësor i Barcelonës nuk ka specifikuar një kohë rikuperimi.

Shumë do të varet nga përparimi i frakturës, reagimi i lojtarit ndaj trajtimit në ditët në vijim.



Read it all at Bota Sot