Tre gjigantët e futbollit italian Juventus, Inter dhe Milan, kanë shfaqur interes për portierin e Liverpool FC, Alisson Becker.
Sipas raportimeve të fundit të merkatos, klubet e Serie A po monitorojnë situatën e brazilianit, i cili mbetet një nga portierët më të vlerësuar në Evropë. Alisson ka kontratë afatgjatë me Liverpoolin, interesimi nga Italia ka nisur të rritet, sidomos duke pasur parasysh eksperiencën e tij të mëparshme në Serie A me Romën.
Interi dhe Juventusi janë në kërkim të një portieri me eksperiencë ndërkombëtare për sezonin e ardhshëm, ndërsa Milani po shqyrton disa opsione për të forcuar repartin defensiv. Megjithatë, transferimin mund ta bëjnë të vështirë për t’u realizuar, paga e lartë dhe kërkesat financiare të Liverpoolit.
Merkatoja verore pritet të sjellë zhvillime të reja, ndërsa e ardhmja e Alissonit mund të bëhet një nga më interesante të verës në futbollin evropian.