Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën

- Bota Sot

Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën

“Mendoj se goditja e objektivave ushtarake iraniane ka qenë një vendim i mirë”.

“Iranianët prodhojnë shumë armë për Rusinë, sidomos dronë dhe raketa. Edhe pse tani besoj se nuk do të mund ta bëjnë më këtë dhe ndoshta do të jenë rusët ata që do t’i armatosin”, pohon Volodymyr Zelensky në një intervistë gati 50-minutëshe dhënë Corriere della serës në zyrën e tij.

Por ndërsa goditjen në vetvete të regjimit të ajatollahëve e sheh si hap të drejtë, nga ana tjetër konsideron se për Ukrainën, ajo mund të mos jetë një lajm i mirë.

“Ne tani mund të hasim vështirësi në sigurimin e raketave dhe armëve për mbrojtjen e qiellit tonë. Amerikanët dhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme mund të kenë nevojë për mbrojtjen e tyre, për shembull për raketat kundërajrore Patriot. Ne përdorim programin Purl për të blerë armë amerikane me fonde evropiane: ndoshta amerikanëve do t’u duhen vetë, si vitin e kaluar”, shprehet ai, duke iu referuar luftës 12 ditore të qershorit 2025.

“Asokohe Izraeli u përball me sulme nga Irani dhe dërgesat e raketave për ne u ngadalësuan. Kjo gjë aktualisht ende nuk ka ndodhur, por unë kam frikë se mund të përsëritet”, vazhdon Zelensky.

Ai shtoi më tej se Vladimir Putini e humbi mundësinë e një ifensive dimërore.

“Ai sulmoi centralet elektrike në kulmin e të ftohtit, donte të na përçante, u përpoq ta hidhte popullsinë civile kundër ushtrisë për ta detyruar të ndalonte luftimet. Por dështoi: me ardhjen e motit të ngrohtë ringjallen shpresat. Tani rusët mund të provojnë me ofensivën e pranverës, por besoj se do të humbasin sërish”, theksoi presidenti ukrainas.



Read it all at Bota Sot