Barcelona me disa mungesa ndaj Atleticos

- Bota Sot

Barcelona me disa mungesa ndaj Atleticos

Barcelona përballet me mungesa të shumta në prag të ndeshjes së mbrëmjes ndaj Atletico Madridit, duke i lënë pak hapësirë manovrimi trajnerit Hansi Flick për formacionin startues dhe duke vështirësuar synimin për një përmbysje historike.

Listës së të dëmtuarve, ku përfshihen Christensen, Gavi, i cili tashmë është rikthyer në stërvitje me grupin, dhe De Jong, i është shtuar edhe Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak ka pësuar një frakturë në pjesën e brendshme të orbitës së syrit të majtë dhe do të mungojë në këtë përballje të rëndësishme.

Ndërkohë, Barcelona nuk do të ketë në dispozicion as Eric Garcia. Mbrojtësi do të mungojë për herë të parë këtë sezon, pas pezullimit me karton të kuq në gjysmëfinalen ndaj Atlético Madridit, karton i konfirmuar nga VAR pas ndërhyrjes ndaj Baenës.

Me disa titullarë jashtë, Flick pritet të bëjë ndryshime të detyruara në formacion, ndërsa skuadra katalanase synon të reagojë pavarësisht vështirësive dhe të mbajë gjallë shpresat në këtë përballje vendimtare.



Read it all at Bota Sot